Mosbindja e Lleshajt, ministri shkel ligjin, nuk mban maskë brenda në kuvend

schedule14:24 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:24 - 15 Tetor, 2020

Ishte një ditë kur politikanët, e të parët ata që i miratojnë ligjet në qeveri, duhet të jepnin shembullin e tyre.  Mbajtja e maskave me detyrim për këdo dhe kudo jashtë shtëpisë nuk përjashton deputetët apo ministrat.

Ata janë një lloj të ndëshkueshëm nga policia në rast se nuk e mbajnë maskën.  Por shefi i policëve që do të gjobisin qytetarët, e shkeli sot publikisht ligjin, duke sfiduar kryeministrin urdhërues, policët zbatues dhe qytetarët respektues.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shfaq në Kuvend pa maskë teksa zhvilloi interpelancën e thirrur nga Lefter Maliqi.

Në foltore Lleshaj foli disa herë pa masën mbrojtëse edhe pse kjo është e detyrueshëm.  Instituti i Shënndetit Publik thotë se maskën kur janë duke folur mund ta heqin vetëm klerikët kur kryejnë shërbesa fetare, por jo ministrat apo deputetët kur kanë një mikrofon përpara. Efekt

Gjithsesi kjo nuk e shqetëson ministrin e brendshëm, i cili, atë që nuk e bën dot vetë, do t’jua kërkojë qytetarëve. E nëse shqiptarët nuk binden, ata do të ndëshkon nga policët e urdhëruar nga Ministri, por gjoba nuk e përfshin shefin e rendit.

Në sallën e Kuvendit të tjerë deputetë socialistë e hoqën maskën teksa ishin grupuar në bisedë gazmore në rreshtat e fundit të Kuvendit.

Ndërsa jashtë tij, mazhoritarët shfrytëzuan lirinë për të ndenjur pa maska në baret e kryeqytetit.

Vetëm tre deputetë opozitarë u shfaqën pa maska në rrugë, secili me justifikime të ndryshme./abcnews.al