“Mos u lodhni, nuk e shesim”, Tottenham i prerë për të ardhmen e sulmuesit

schedule11:38 - 8 Maj, 2021

schedule 11:38 - 8 Maj, 2021

Prej javësh flitet se Harry Kane kërkohet nga Manchester United, me këta të fundit, që janë gati të bëjnë një ofertë të madhe për sulmuesin.

Nga ana e tij, Kane është gati të shqyrtojë ofertat në drejtim të tij, por duket se këtë nuk ka ndërmend ta bëjë Tottenham. Londinezët mësohet të jenë përgjigjur prerë për ineresin e Manchester United.

“Sulmuesi ynë nuk është në shitje”, raportohet të jenë shprehur drejtuesit, duke i mbyllur derën çdo ofertë të mundshme. Sipas Standart Evening, asnjë ofertë nuk do merret në konsideratë nga klubi londinez.

Kane vazhdon të shkëlqejë këtë sezon me Spurs, duke regjistruar 21 gola dhe 13 asiste në 31 ndeshje në Premier League. Kontrata e tij me Tottenham përfundon në vitin 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!