Mos u frikësoni nëse ju dhemb gjoksi, këto janë tre shenjat paralajmëruese 24 orë para infarktit

schedule10:18 - 4 Tetor, 2022

schedule 10:18 - 4 Tetor, 2022

Sipas hulumtimeve të reja, të kryera nga studiues në Danimarkë dhe të prezantuara në konferencën e fundit të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë, dhimbja në gjoks ndodh vetëm në një në pesë raste.

Mjekët analizuan të dhënat e mbledhura nga 4,000 pacientë, midis 2016 dhe 2018, të cilët përjetuan një atak në zemër jashtë spitalit dhe që kontaktuan shërbimet e urgjencës deri në njëzet e katër orë para arrestit kardiopulmonar. Mjekët regjistruan simptoma të raportuara nga pacienti ose dikush afër tyre.

Rezultatet konfirmojnë se ka shumë shenja paralajmëruese simptoma më e përmendur është vështirësia në frymëmarrje (59%), e ndjekur nga konfuzioni (23%) ose humbja e vetëdijes (20%).

Një atak në zemër e godet dikë çdo 43 sekonda. Ndodh kur fluksi i gjakut që furnizon muskulin e zemrës me oksigjen reduktohet rëndë ose ndërpritet plotësisht. Kjo ndodh sepse arteriet që furnizojnë zemrën me gjak mund të ngushtohen ngadalë për shkak të grumbullimit të yndyrës dhe kolesterolit. Edhe pse trupi dërgon sinjale paralajmëruese përpara vetë sulmit në zemër, ne shpesh i injorojmë ato.

Tek femrat simptomat janë shpesh atipike, prandaj shpesh nuk shoqërohen me një gjendje kaq të rëndë dhe femrat që i kanë mbijetuar një ataku kardiak habiten sepse mendojnë se dobësia e tyre vjen nga gripi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!