“Mos u afroni, kam bombë”: Sulm ekstremist në Berlin, 6 të plagosur

schedule14:42 - 19 Gusht, 2020

schedule 14:42 - 19 Gusht, 2020

Gjashtë persona u plagosën në një seri përplasjesh me makina, të cilat u shkaktuan nga një burrë 30-vjeçar irakian, në Berlin.

Ndërkohë, prokuroria po e heton si sulmi ekstremist. “Sipas informacionit aktual, ai ishte një sulm i motivuar me baza ekstremiste”, tha një zëdhënës i prokurorisë.

Një burrë irakian doli nga automjeti pas një seri goditjesh mbrëmë duke pretenduar se kishte një bombë ndërsa bërtiti “askush mos të afrohet, përndryshe do të vdisni të gjithë”, raportojnë media lokale.

Irakiani, i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është identifikuar si ‘Sarmad A’ në median lokale.

Sipas gazetës gjermane Bild , 30-vjeçari filloi të bërtiste “allahu akbar” ose “Zoti është i madh”. Më pas ia shtroi një rrobë në tokë, u gjunjëzua dhe filloi të lutej.

Pas kësaj, ai u arrestua nga policia. Gjashtë persona u plagosën, tre prej tyre më rëndë. Përplasjet në tre vende të ndryshme çuan në mbylljen e plotë të njërës prej rrugëve kryesore në Berlin.