Mos shkarkimi, Spaho: Sot u provua botërisht që Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë

schedule15:58 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 27 Korrik, 2020

Pasi Parlamenti vendosi që të mos shkarkojë presidentin Meta, ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Spaho shkruan se “sot u provua botërisht që Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë.

Sipas tij, Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Po ashtu, shton Spaho, votimet moniste anti-kushtuese të 30 qershorit vitin e kaluar provuan se Rama është një pakicë.

“85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë,” thuhet më tej në postim.

Postimi i plotë:

Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese të 30 qershorit vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!