Padyshim që do ta donte një tjetër moment si ky. Lionel Mesi pak besohet se është i kënaqur me vetëm një Kupë të Botës, ndërsa legjenda Pele ka tre, por ndoshta barrës së moshës nuk I shpëton dot.
Kjo besohet që ishte arsyeja që magjistari i topit, tha disa fjalë që tronditën tifozët argjentinas pas fitores 3-0 të kombëtares ndaj Venezuelës në eliminatoret e Kupës së Botës.
Kampionët në fuqi të rruzullit ishin të kualifikuar që më parë, ndërsa Mesi u shfaq në formë vërtet të shkëlqyer. Shënoi dy gola, provoi shtatë gjuajtje dhe u përpoq të ndihmonte shokët që të shënonin, ndërsa ishte në fushë deri në fund.
Gjithsesi, ai vuri në dyshim të ardhmen, pra ndoshta nuk do të jetë në Botërorin e ardhshëm. Kjo krijoi shqetësim të madh tek tifozët, dhe tek mediat në Argjentinë.
Menjëherë nisën sondazhet për atë që mendonte publiku, dhe sërish mbi 90 për qind e njerëzve mbetet e bindur që kapiteni nuk do ta braktisë kombëtaren, dhe se do të jetë në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Gjithsesi, fundi i karrierës me ekipin përfaqësues është pranë. Jo më kot, gjeniu i topit luajti ndeshjen e fundit në vendin e tij për eliminatoret e Kupës së Botës.
Besohet se maksimumi pas verës së ardhshme, do t’i japë fund, ndërsa statistikat i ka të jashtëzakonshme.
Për kombëtaren ka luajtur deri tani 194 ndeshje, ka shënuar 114 gola e ka shërbyer 61 asistë, duke qenë rekordmen në çdo element./abcnews.al

