Mbledhja e Komisionit për Punën dhe Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po shqyrtohet akti normative për kompesimin e çmimeve është shoqëruar me debate mes kryetares Grida Duma dhe anëtarëve socialist të komisionit.
Duma ka pyetur nëse ulet pagesa për fituesit e tenderave, në momentin që në treg ulen çmimet.
Teksa i kthente përgjigje, zv/ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja e devijoi temën në debat ideologjik, duke thënë se shteti nuk ndërhyn te fitimet sepse nuk jemi diktaturë proletariat.
Debati:
Duma: Drejtoja atij këtë koment dhe thuaji të mos flasi për diktaturën e proletariartit. Do ta drejtoj ashtu siç mendoj. E di që keni ardhur në radhë dhe ju e respektoni dhe respektoni dhe urdhrin.
Profesionalisht ajo që dua të di është kjo. Po e ulni ju pagesën kur e keni nisur me çmim më të lartë dhe janë ulur çmimet e betonit në treg?
Se çfarë diktature e keni treguar ju. Jeni autokracia e mjerimit.
Duma: : Do bllokohet mbledhja.
Zv/ministri: Ky është qëllimi?
Duma: Po. Në qoftë se ju kanë dhënë urdhër të bëni zhurmë do bllokohet mbledhja. /abcnews.al