TIRANË- Për analistin Frrok Çupi, dyshes Berisha-Meta u ka mbaruar “vaji i kandilit” dhe nuk kanë asnjë kapacitet për t’i shkaktuar “trauma vendit”. I pranishëm në studion e “Tirana Live” në ABCNEWS, Çupi u shpreh se ata po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe në vend të kësaj po përdorin presionin e forcës për të arritur kërkesat e tyre.
“E tëra po ndodh që është në pyetje demokracia, Berisha dhe Meta e kanë mbaruar vajin e kandilit. Nuk kanë kapacitet për ti shkaktuar trauma vendit, as për të shkatërruar marrëdhëniet me SHBA, por problemi vjen këtu, është se këta po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe po tentojnë që ta nxjerin nga demokracia moderne dhe ta çojnë te demokracia parapolitike. Ligjin këta e konsiderojnë shkaktar të konfliktit, gjë që është e kundërta. E tentojnë demokracinë të importuar, e tentojnë përmes mënyrave të fiseve. Ajo që po ndodh mes nesh, është një gjë që nuk na jep shumë krenari. Ne kërkojmë demokracinë të importuar, por nuk e pranojmë kur vjen”, tha ai.
Ai denoncoi se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërcënuar një anëtare të KQZ-së sa i takon njohjes së grupimit të Berishës si PD zyrtare, në kohën kur deri tani Enkelejd Alibeaj njihet nga KQZ-ja si kreu i PD-së.
“Mos luaj me zjarrin! Një anëtare e KQZ-së është kërcënuar nga ish-deputetja e PD, Hajdari më duket”, tha ai.
Sipas tij, “mazhroanca ndodhet krejt e qete, që u thotë bëni çfarë të doni. Amerika të njëjtin rol po luan”, theksoi Çupi. Ai shtoi se mazhoranca është fituese në çdo drejtim kundrejt opozitës pasi ka përdorur një dorë të butë, por me qeverisje të fortë.
“Si mund të besoj një popull tek njerëzit që nuk vlejnë as për tu dëgjuar në parlament. Në këtë rast, mazhoranca ka fituar edhe supermacinë morale, jo vetëm supermacinë e numrave. Këtë e ka arritur duke përdorur dorën e butë dhe qeverisjen e fortë”, tha ai./ abcnews.al
LEXONI EDHE:
Çështja McGonigal, Çupi: Pse interpelanca i bën nder maxhorancës
Analisti Frrok Çupi: Me të birin në SPAK ra miti që Berisha është i pagjykuar!