Usain Bolt nuk ka rivalë në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra. Xhamajkanit i përkasin rekordet në të dyja këto disiplina garash, ndërkohë që verën e shkuar amerikani Noah Lyles as vetë nuk u besoi syve kur pa kronometrin të ndalej në kohën 18.90 sekonda, çka ishte rekord.
22-vjeçari me atë kohë parakalonte Boltin, i cili më parë kishte regjistruar kohën më të shpejtë, 19.19 sekonda. Lyles po garonte në Florida dhe kur ai kaloi finishin komentatori i BBC u shpreh se kishte ndodhur diçka gabim.
Madje dhe vetë amerikani ngriti duart lart, pasi nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte. Koha e tij e mëparshme ishte 19.50 sekonda, por këtë herë ai ishte vendosur në korsinë e gabuar.
Praktikisht ai kishte vrapuar vetëm 185 metra. Më pas ishte Bolt që reagoi në “Twitter” për ngjarjen e ndodhur. “Nuk mund të luash me ndjenjat e mia kështu”, shkruante sprintieri, i cili normalisht vazhdon ta mbajë rekordin. /abcnews.al
Noah Lyles 200m yarışında 18.90 koştu az evvel.(Bolt'un rekoru 19.19) Tüm atletizm dünyasının “Yok canım, bir hata vardır" ile alttan çok zayıf “Yapmış olabilir mi bunu ya?" diye arada kaldığı bir 2-3 dakika yaşandı.Mevzu anlaşıldı tabi. 185 metre koşmuş pic.twitter.com/jXJXsHJ79J
— Uygar Karaca (@uygarkaraca) July 9, 2020