Mos lini asnjëherë vajin në këtë vend në kuzhinë, humb vlerat ushqyese

schedule13:35 - 8 Nëntor, 2022

schedule 13:35 - 8 Nëntor, 2022

Vaji i ullirit është një ndër përbërësit pa të cilin nuk bën dot asnjë amvisë. Është shumë e rëndësishme që ta përfshini në dietën tuaj pasi hulumtimet kanë treguar se ky vaj mbron nga rreziqet serioze, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja e Alzheimerit, madje edhe vdekja e parakohshme.

Por ajo që shumë nuk dinë është një rregull bazë për ruajtjen e tij në mënyrë që të mos humbasë shijen dhe lëndët ushqyese. Sa herë që e ruani në kuzhinë, duhet të mbani mend se nuk duhet ta vendosni pranë burimeve të nxehtësisë, pra pranë furrës dhe sobave. Dhe ka një arsye të rëndësishme për këtë.

Temperaturat e larta të furrës dhe sobave kur ato janë të ndezura, shkatërrojnë polifenolet, antioksidantët e vlefshëm të vajit të ullirit dhe ndryshojnë shijen e tij. Pra, shishen me vaj mund ta vendosni kudo që dëshironi, por jo pranë burimeve të nxehta në kuzhinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!