Tre ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Juventusin. Bardhezinjtë presin Interin të dielën për kampionat, një sfidë titulli, më pas vjen transferta përballë Bologna, teksa me 17 mars zhvillohet ndeshja e kthimit kundër Lyon në Champions League.
Kompeticioni europian është objektivi i madh i Juves, që duhet të përmbysë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë. Cristiano Ronaldo ka vendosur të karikojë popullin bardhezi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“E garantuar që do të japim më të mirën tonë“, shkruan shkurt CR7. Mesazhi i tij është i qartë për tifozët, por edhe shokët e skuadrës. Ky është një moment kyç i sezonit dhe gafat nuk lejohen në kampin e “Zonjës së Vjetër”. Të gjithë duhet të japin më shumë për të rritur cilësinë e lojës së skuadrës së Sarrit dhe për të siguruar rezultate pozitive. /abcnews.al