Mos iu gëzoni diellit, surprizat e motit nesër dhe gjatë fundjavës

schedule12:20 - 28 Janar, 2021

schedule 12:20 - 28 Janar, 2021

Mëngjesi ishte tepër i ftohtë sot në të gjithë vendin me temperatura që zbritën deri në -8 gradë celcius në zonat malore.

Temperatura mbeten të ulta pavarësisht motit të kthjellët.

Lexo edhe: Rrebeshe shiu dhe dëbore, nesër “acari i zi”: Moti i keq gozhdon Shqipërinë

Por, sipas Meteoalb kjo situatë nuk do të vijojë për shumë orë pasi gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë pritet një rikthim i reshjeve të dëborës dhe shiut në pjesën më të madhe të territorit.

Moti te shtunen

Rikthimi i reshjeve gjatë fundjavës pritet të rrisë disi temperaturat gjatë të shtunës dhe të dielës.

Javë ndërkohë do të nisë me reshje dëborë në pjesën lindore dhe jug-lindore të vendit.  /abcnews.al