Mos ia prekni pëllumbat, Mike Tyson la të dashurën për to

schedule20:11 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 20:11 - 30 Dhjetor, 2021

Mike Tyson është shumë i lidhur me pëllumbat, që fëmijë. Për to ai ka lënë edhe një prej të dashurave, çka e ka rrëfyer së fundmi në një intervistë.

“Po dilja me atë vajzën dhe më tha ‘pse i mban ata zogj të mallkuar që fluturojnë, duhet t’i hash’. Ajo e mori një, e gatoi dhe e hëngri. Unë nuk mund ta bëja diçka të tillë.

Thjesht nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk është më femra ime”, tregon Tyson, i cili tregon se si nisi gjithçka me pëllumbat.

Isha i vogël një djalë i këputi kokën pëllumbit dhe atëherë ishte hera e parë që godita dikë me grusht. I kam dashur pëllumbat që në moshën nëntë vjeç. Ata ishin rruga ime e shpëtimit. I

sha i shëndoshë dhe i shëmtuar, fëmijët talleshin gjatë gjithë kohës me mua. I vetmi gëzim që kisha ishin pëllumbat”, ka rrëfyer boksieri i famshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!