Karl-Heinz Rummenigge kërkon të mos e shpërqendrojë skuadrën bavareze, ndaj edhe ka bërë një deklaratë ku i jepet besimi i plotë trajnerit Hans Flick. “Në emër të Uli Hoeness, Hasan Salihamidzic dhe timin, dua t’ju them se Hans Flick do të jetë trajneri i Bayern Munich deri në një njoftim tjetër”, është shprehur legjenda gjermane.
Më tej ai zbulon edhe një kërkesë të Flick: “Hans nuk dëshiron që të pyetet çdo të shtunë nëse do të qëndrojë në pankinën tonë, ndaj edhe po ju them që do të jetë të paktën deri për Krishtlindje”. Në fund Rummenigge vlerëson maksimalisht trajnerin aktual të bavarezëve.
:Ai ka një filozofi mbresëlënëse trajnimi dhe nga ana taktike. Gjithashtu ka krjuar një raport shumë të mirë me lojtarët dhe e vlerësojmë mirësjelljen e tij. E them me bindje: Besojmë te Flick”, përfundoi Rummenigge, ndërkohë që Bayern Munich po mendohet mirë në lidhje me trajnerin që do të pasojë Niko Kovac në pankinë. /abcnews.al