“Mos i paso se luan kundër nesh”, Benzema e Vinicius kokë më kokë

schedule15:06 - 30 Tetor, 2020

schedule 15:06 - 30 Tetor, 2020

Real Madrid ngeci në barazim 2-2 në transfertën e Borussia M’Gladbah, por vëmendjen më të madhe e mori dyshja Benzema-Vinicius Junior. Sulmuesi francez u kap nga kamerat gjatë një bisede me mbrojtësin e majtë, Ferlan Mendy, duke folur pikërisht për brazilianin.

“Vëlla, mos luaj me atë, mos i paso. Të betohem në kokën e nënës time, ai po luan kundër nesh”, ishin fjalët e Benzemas, të cilat shkaktuan një situatë jo të mirë në dhomat e zhveshjeve tek madrilenët.

Megjithatë, duket se ai episod është lënë pas. Të besuarit e Zinedine Zidane u rikthyen sot në stërvitje pas një dite pushim dhe të gjithë sytë ishin tek dy lojtarët.

Sipas raportimit të “Marca”, asgjë nuk kishte ndryshuar mes tyre dhe ishte Benzema ai që hodhi hapin e parë. Sulmuesi iu afrua kolegut të tij dhe zhvilloi një bisedë për të sqaruar të gjithë situatën e krijuar.

Vinicius i pranoi shpjegimet e Karim dhe kështu ata vërtetuar dhe një herë tjetër se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Kjo çështje u mbyll në mirëkuptim dhe vetë klubi është shumë i kënaqur që gjithçka shkoi mirë, sidomos në një situatë të vështirë që ato po kalojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!