Mos i injoroni! Këto simptoma të pazakonta tregojnë kancer

schedule12:35 - 2 Prill, 2023

schedule 12:35 - 2 Prill, 2023

Kontrollet e rregullta janë shumë të rëndësishme, si dhe vizitat te mjeku për çdo shqetësim apo dyshim. Është e qartë se një gungë në trup kërkon ekzaminim, megjithatë, ka një sërë simptomash të vogla që mund të jenë shenja të dukshme të kancerit.

Kruarje

Disa forma të kancerit, si limfoma, mund të shkaktojnë kruajtje intensive dhe afatgjatë. Nëse nuk keni alergji dhe dermatologu juaj thjesht nuk e di se çfarë po ndodh, është koha të vizitoni specialistë të tjerë.

Dhimbje në vesh

Nëse vuani nga dhimbje të vazhdueshme në vesh, dhe shkaku nuk është inflamacion apo infeksion, dhimbja mund të vijë nga nervat e kokës ose qafës. Ndër të tjera dhimbjet e këtij lloji mund të shkaktohen nga kanceri i zgavrës së gojës.

Gjakderdhje vaginale

Menstruacionet e parregullta mund të jenë rezultat i çekuilibrit hormonal, por ndonjëherë ato shkaktohen nga polipet. Në raste të rralla, gjakderdhja vaginale ose periodat e parregullta mund të jenë shenjë e kancerit gjenital.

Qepalla të varura

Qepallat e varura janë më së shpeshti rezultat i plakjes, por nuk është gjithmonë kështu. Disa njerëz me kancer të mushkërive mund të zhvillojnë sindromën e Hornerit, e cila përfshin një qepallë të rënë.

Anemia

Gjaku në jashtëqitje është një simptomë klasike e kancerit të zorrës së trashë dhe gjakderdhja në traktin tretës mund të çojë në anemi. Ndonjëherë është gjakderdhje mikroskopike që nuk mund të shihet as me sy të lirë, prandaj anemia e patrajtuar mund të çojë në një diagnozë të sëmundjes.

Fryrja e barkut

Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga dieta e dobët ose problemet me tretjen, por në raste të rralla fryrja mund të jetë shenjë e kancerit të vezoreve.

Probleme me traktin urinar

Problemet me traktin urinar, si urinimi i shpeshtë, mund të tregojnë kancer, më së shpeshti të fshikëzës. Në raste të rralla, gjaku në urinë mund të jetë një simptomë e kancerit të fshikëzës ose veshkave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!