Mos i hidhni më lëvoret e mandarinave, si t’i përdorni për të lehtësuar bronkitin dhe kollën e thatë

schedule22:53 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 22:53 - 14 Dhjetor, 2022

Dimri është edhe stina e mandarinave dhe përveç frutit është shumë e dobishme edhe lëvorja e tij. Mandarinat janë të pasura me vitamina, antioksidantë dhe elementë të tjerë të dobishëm. Ndërsa ky frut rritet në një pemë, përmban një sasi shumë më të vogël të metaleve të rënda dhe radionuklideve që grumbullohen në tokë.

Për shkak të gjithë kësaj, lëvorja e mandarinës mund të përdoret edhe në shërbim të shëndetit. Mjekët kanë theksuar se lëvorja e tharë përdoret më shpesh në mjekësi pasi përmirëson tretjen, nxit oreksin dhe në përgjithësi forcon organizmin. 3 benefitet që merrni prej saj:

Për të lehtësuar fryrjen

Bëni çaj me lëvoret e mandarinave. Do t’ju ndihmojë me fryrjen.

Për të lehtësuar simptomat e bronkitit

Shtoni dy lugë gjelle lëvore të thatë të copëtuar në një gotë e gjysmë ujë të valuar. Përgatiteni në temperaturë të ulët për rreth 5 minuta, më pas mbulojeni dhe lëreni të pushojë për një orë. Rekomandohet konsumimi i gjysmë filxhani çaj të ngrohtë 2-3 herë në ditë, gjysmë ore para ngrënies.

Për të lehtësuar kollën e thatë

Përzieni dy lugë lëvore të grirë me një gotë raki. Lëreni për 7 ditë në një vend të errët dhe më pas kullojeni. Hidhni 20 pika nga kjo përzierje në një gotë me ujë dhe merreni 3 herë në ditë para ngrënies. /abcnews.al