Mos i bëni kurrë këto gabime, mund ta prishin më shpejt celularin tuaj

schedule11:42 - 29 Mars, 2022

schedule 11:42 - 29 Mars, 2022

Telefoni celular është padyshim një artikull thelbësor në jetën tonë, kështu që presim që të funksionojë gjithmonë në mënyrë optimale. Një nga problemet që mund të hasni është mbinxehja e pajisjes dhe ndaj është mirë të dini se si ta mbroni.

Mos e përdorni celularin gjatë ditëve shumë të nxehta

Mos e lini telefonin shumë në diell ose në një makinë të tejnxehur. Situata të tilla më së shpeshti ndodhin pa vetëdije, për shembull nëse drekojmë jashtë dhe e mbajmë celularin në tavolinë ose nëse bëjmë foto në plazh.

Mos e mbani celularin pranë laptopit, tabletit ose celularit tjetër

Në ambientin e punës shpeshherë mbajmë bashkë të gjitha mjetet që na duhen, si kompjuterët, celularët e ndonjëherë edhe tabletët. Nëse ndonjë nga këto pajisje nxehet, ato do ta transferojnë nxehtësinë e tyre në pajisje të tjera në afërsi. Kjo ndryshon temperaturën dhe ndikon në performancën e tyre.

Mos e mbani celularin në xhep

Temperatura e jashtme dhe nxehtësia e trupit janë një kombinim i rrezikshëm për një celular në xhep. Jo vetëm që do ta keni të vështirë të parandaloni mbinxehjen, por do ta keni shumë të vështirë edhe ta ftohni pasi të ndodhë kjo.

Mbani gjithmonë një mbrojtëse në telefonin tuaj

Mbulesat mbrojtëse mbrojnë celularët nga rënia ose dëmtimi i jashtëm. Nëse vëreni se celulari po nxehet, është mirë të hiqni kapakun. Rekomandohet ta bëni këtë ndërkohë që celulari është në karikues.

Jeni duke e ngarkuar telefonin celular gabimisht

Problemet me baterinë dhe karikimin janë zakonisht shkaqet më të zakonshme të mbinxehjes së celularit. Shmangni gabimet klasike si përdorimi i një telefoni celular gjatë karikimit. Një gabim tjetër është që gjatë karikimit, i cili mund të gjenerojë më shumë nxehtësi, është mbajtja e telefonit nën jastëk ose në një sipërfaqe që nuk e lejon atë të ajroset siç duhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!