“Mos e turpëro Mbretin!” Liz Truss nuk i lejohet të përmendë familjen Mbretërore

schedule12:29 - 30 Tetor, 2022

schedule 12:29 - 30 Tetor, 2022

Ish-kryeministrja britanike Liz Truss, e cila dha dorëheqjen pas vetëm 7 javësh, raportohet se do të këshillohet nga Buckingham Palace që të mos përmendë një listë të gjatë emrash në falenderimet e saj të fundit pas udhëheqjes së saj të shkurtër dhe ‘katastrofike’ si kryeministre, sipas The Guardian.

Sipas një burimi, duke pasur parasysh se roli i saj si kryeministre zgjati vetëm 7 javë, falenderimi i shumë aleatëve dhe figurave të tjera do të shihej si i papërshtatshëm nga Pallati Mbretëror, nga sekretari i kabinetit dhe nga kryeministri i ri, Rishi Sunak.

“Kjo situatë është krejtësisht e paprecedentë. Jam i sigurt se shumë njerëz do t’i thonë Truss se mund të kesh një listë falenderimesh, por ajo duhet të jetë shumë e shkurtër, jo të gjithë në zyrën tënde, jo si ajo që bëri ish-kryeministri David Cameron.

/abcnews.al