Mos e rregulloni shtratin sapo të zgjoheni, do të habiteni pse

schedule13:29 - 30 Tetor, 2022

schedule 13:29 - 30 Tetor, 2022

Ekspertët pohojnë se rregullimi i shtratit në mëngjes nuk është dhe një ide aq e mirë. Një arsye është higjiena. Për vite, trajnerë dhe influencues të ndryshëm kanë folur për përfitimet transformuese të rregullimit të shtratit çdo mëngjes dhe se si mund t’ju bëjë të ndiheni produktiv dhe të organizuar.

Megjithatë, shumë ekspertë nuk janë dakord. Ata thonë se gjëja më e shëndetshme në fakt mund të jetë të mos rregullosh shtratin pasi të zgjohesh. Një i rritur mesatar humbet 285 ml lëngje çdo natë. Kjo do të thotë që kur rregulloni shtratin tuaj çdo mëngjes, ju merrni gjithë atë lagështi edhe gjatë ditës.

Në fakt rekomandohet që pas një gjumi të mirë, sidomos në verë kur temperatura është më e lartë, duhet të hiqni çarçafët për t’i dhënë mundësi dyshekut të marrë frymë dhe lagështia të avullojë. Gjithashtu do të sigurojë që dysheku juaj të zgjasë më gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!