“Mos e ndëshkoni të gjithë popullin e Gazës”, mijëra njerëz zbresin në Londër për një marshim pro-palestinez

schedule14:55 - 14 Tetor, 2023

schedule 14:55 - 14 Tetor, 2023

Mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Londrës në një marshim pro-palestinez. Mbi 1 mijë efektivë të policisë metropolitane janë angazhuar për të kontrolluar demonstratën ndërsa Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha se po punonte ngushtë me policinë për të shmangur çdo incident.

Njëra nga protestueset foli për mediat se ajo kishte dalë në solidaritet me palestinezët. Ajo tha se sulmi nga Hamasi të shtunën e kaluar ishte i tmerrshëm por shtoi: “Mos e ndëshkoni të gjithë popullin e Gazës”. Ndërsa një protestuese hebre theksoi se palestinezët kanë vuajtur për dekada të tëra.

“Askush nuk ka dëgjuar. Unë jam pa fjalë, çdo vend duhet të ngrihet tani dhe të ngrihet kundër liderëve tanë dhe të kërkojë një armëpushim”, tha protestuesja hebre. Izraeli ka bombarduar Gazën pas sulmit të së shtunës nga Hamasi. Ai ka kërkuar evakuimin e 1 milionë civilëve palestinezë për sigurinë e tyre.

Katy Colley

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!