Zlatan Ibrahimovic është i njohur për mesazhet e tij të veçanta dhe të fshehura, aty ku nuk mungon ironia dhe ku mungon sistematikisht modestia. Tifozët e Milanit po presin me padurim se çfarë do të ndodhë me sulmuesin suedez.
Të gjithë presin arritjen e një akordi për një tjetër sezon si “Djall Kuqezi”, por marrëveshja nuk po vjen. Ibra u rikthye në Milano ditën e hënë dhe ka nisur karantinën dyjavore në Milanello, qendrën stërvitore të kuqezinjve.
“Pasioni im, puna ime. Mos e harroni kurrë këtë gjë!”, shkruan 38-vjeçari në videon e postuar në rrjetet sociale, aty ku dallohen pamje nga fushat stërvitore në Milanello. Tifozët vrasin mendjen se ç’farë nënkuptimi kanë këto fjalë, ndërsa përgjigjen e di vetëm Zlatan, të cilit i pëlqen të “luajë” gjithmonë. /abcnews.al