Mos e hani këtë ushqim para gjumit

schedule19:32 - 17 Prill, 2022

schedule 19:32 - 17 Prill, 2022

Pagjumësia është bërë një problem i zakonshëm për shumë njerëz. Nëse dëshironi që të bëni një gjumë cilësor, kushtojini vëmendje asaj që merrni në trupin tuaj në mbrëmje. Nutricionistja Kim Lavic tregon se duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat para se të shkoni në shtrat.

“Nëse dëshironi të flini më mirë, ushqimi numër një që duhet të shmangni janë ëmbëlsirat. Ato kanë një përmbajtje shumë të lartë sheqeri dhe në thelb nuk ofrojnë vlera ushqyese që mund të përdoren. Shumë ëmbëlsira mund të krijojë probleme afatshkurtra dhe afatgjata të gjumit”, tha ajo.

Studime të shumta kanë treguar se ëmbëlsirat lidhen me problemet e gjumit. “Në terma afatshkurtër, ëmbëlsirat gjatë natës mund të sjellin edhe ndryshime hormonale, si rritja e insulinës, kortizolit dhe adrenalinës, të cilat ju lënë të shqetësuar dhe të uritur”, thotë dietologia.

Përveç ëmbëlsirave, përjashtimi i ushqimeve të skuqura mund t’ju ndihmojë gjithashtu të flini më mirë, sepse studimet kanë lidhur një dietë të pasur me yndyrë me një rrezik të shtuar të çrregullimeve të gjumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!