“Mos bëj si idiot”, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi pas debatit me Ballën

schedule17:21 - 24 Nëntor, 2022

schedule 17:21 - 24 Nëntor, 2022

Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi, pasi sipas Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka fyer kreun e grupit parlamentar socialist, Taluant Ballën.

Lexo edhe: “Shpërthejnë” ofendimet mes deputetëve, Vasili: Mos bëj si idiot. Balla: Pusho o debil

Njoftimi i Kuvendit:

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!