“Mos aplikoni më shumë se njëherë, regjistroni fëmijët”, të gjitha rregullat për lotarinë amerikane

schedule09:32 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:32 - 12 Tetor, 2020

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë udhëzimet për të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Në njoftim thuhet se nëse aplikoni për lotarinë amerikane duhet të përfshini partnerin dhe fëmijët e pamartuar edhe në rast se ata nuk do të udhëtojnë me personin që bënin aplikimin.

“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju.

Ekziston një periudhë e kufizuar kohore gjatë së cilës ju mund të regjistroheni për Programin e Diversitetit Imigrant Visa (DV) gjatë çdo viti fiskal. Çdo vit, Departamenti i Shtetit publikon  udhëzime të hollësishme për hyrjen në Programin e DV-së . Këto udhëzime përfshijnë datat e periudhës së regjistrimit.

Asnjë hyrje e vonë ose shënime në letër nuk do pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje nga ose për secilin person gjatë secilës periudhë të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar shënime të shumta. Nëse paraqisni më shumë se një kërkesë, do të skualifikoheni”. (Lexo këtu udhëzimet e plota).

Aplikimet për lotarinë amerikane kanë nisur prej datës 7 Tetor dhe do të vijojnë deri datë 10 nëntor të këtij viti. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!