Eden Hazard është rikthyer në një “çështje” te skuadra e Real Madrid. Sulmuesi belg nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili këtë sezon e ka aktivizuar shumë pak, duke bërë që shumë zëra të flasin për një largim të Hazard nga “Los Blancos”.
Belgu po mendon seriozisht largimin e tij nga Madridi dhe mos aktivizimi në Superkupën e Spanjës duket sikur ka vendosur pikën mbi “i”, sepse 31-vjeçari për asnjë moment nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve duke qenë gjithmonë zgjedhje e dytë pas Vinicius Jr.
Sulmuesi ka hasur edhe shumë probleme fizike ku gazetari Sacha Tavolieri raporton se stafi mjekësor kishte rekomanduar një operim të ri për Hazard, por ishte presidenti Florentino Perez kërkoi ta tejkalojnë operimin, me dëshirën që ta shesë në verë.
? Eden #Hazard veut quitter le #RealMadrid.
Sa situation sportive trouve aussi écho à sa situation médicale : Alors que le staff médical préconisait une nouvelle opération, le président Florentino Pérèz a insisté pour l’éviter… Souhaitant le faire jouer pour le vendre. #mercato pic.twitter.com/iXYMixJC2u— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) January 16, 2022
/f.a/abcnews.al