Moriyasu: Po e pres ndeshjen me padurim, kundër nën-kampionëve të Botës do të jetë e vështirë

schedule17:42 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 17:42 - 4 Dhjetor, 2022

Tekniku i Japonisë, Hajime Moriyasu ndihet i qetë përpara ndeshjes së vështire me Kroacinë. Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së nesërme, trajneri i “samurajve blu” tha se pret një ndeshje të vështirë dhe se do të jenë më agresivë, sesa treguan me Spanjën dhe Gjermaninë.

“Mezi po e pres ndeshjen, kishim tre ditë pushim, që është gjëja më e rëndësishme. Lojtarët janë të qetë, të stabilizuar. Pres një ndeshje të vështirë, shpresojmë të tregojmë në fushë atë që treguan lojtarët në stërvitje. Lojtarët e mi janë fleksibël dhe e kam të vështirë të përgjigjem për taktikat dhe strategjitë. Jemi gati për 120 minuta luftime. Ne do të duhet të bëjmë më shumë presion ndaj rivalit. Do të duhet të jemi më agresivë, qëllimi ynë nuk ishte të luajmë në mbrojtje kundër Gjermanisë dhe Spanjës. Nuk është as qëllimi ynë tani. Kroacia mund të luajë në mënyra të ndryshme, ne duhet të jemi gati. Ata kanë treguar tashmë në Botërorin 2018 se mund të durojnë ndeshje të gjata.”,- është shprehur Moriyasu.

Në vazhdim të konferencë për shtyp, tekniku i “samurajve” nuk i nënlverësoi kundërshtarët, teksa theksoi se ata erdhën në këtë ediocion të Kupës së Botës, si nën-kampionë.

“Kroacia ka lojtarë të mëdhenj, ata janë nënkampionët e botës. Ne e respektojmë kundërshtarin, kam respekt të madh për ekipin kroat. Është një ekip mjaft i shkathët si ekip, duke iu përshtatur lehtësisht situatave dhe stileve të ndryshme të lojës. Ata janë këmbëngulës, të vendosur dhe të qëndrueshëm. Do të jetë një sfidë e madhe. Unë njoh shumë lojtarë dhe trajnerin e tyre. Unë i kam studiuar për një kohë të gjatë.”,- vazhdoi më tej në fjalët e tij Moriyasu.

Trajneri japonez analizoi gjithashtu dhe paraqitjen e skuadrave aziatike, ku tha se “investimi” që po bëhet duke i dhënë mundësi lojtarëve të rinj, po kthehet mbrapsht.

“Kemi forcuar lojtarët e rinj, po mundohemi të krijojmë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e këtyre lojtarëve. Atyre duhet t’u jepet një shans. Ne gjithashtu dërgojmë trajnerë të tjerë në vende të tjera aziatike dhe kopjojmë modelin tonë në vende të tjera. Por ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Japonia dhe Koreja performuan mirë, ne po përpiqemi të ngremë nivelin e futbollit aziatik dhe mendoj se jemi në atë rrugë”,- është shprehur Moriyasu. /i.m /abcnews.al