Morinë, strukturat doganore sekuestrojnë rreth 55 kg lëndë narkotike.

schedule23:45 - 25 Korrik, 2019

schedule 23:45 - 25 Korrik, 2019

Strukturat doganore të Degës Doganore Morinë-Kukës në bashkëpunim me Doganën Kosovare, me datë 25.07.2019, kanë sekuestruar një sasi prej 54 kg 963.24 gr lëndë narkotike e tipit:

25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K.

Gjatë procedurës së skanimit nga ana e doganierëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërenjtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dyshemeja e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë.

Për veprime dhe hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!