Mori pjesë në një festë në Spanjë, infektohet një tjetër Princ

schedule05:35 - 31 Maj, 2020

schedule 05:35 - 31 Maj, 2020

Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar me koronavirus, pasi ditë më parë mori pjesë në një festë në Spanjë. 28-vjeçari raportohet se u infektua me këtë virus në një ndejë në Cordroba dhe rrethanat tjera të ngjarjes janë të paqarta.

 Mediat e konfirmuan lajmin se princi ishte në Spanjë dhe raportohet se ka simptoma të lehta. Nga pallati thonë se ai kishte udhëtuar drejt Spanjës më 24 maj për arsye profesionale, megjithatë mediat e huaja raportojnë se ai qe sa kohë është në lidhje dashurie me një grua nga Spanja.