Mori pjesë në një festë me 80 persona, ministri jep dorëheqjen

schedule14:56 - 21 Gusht, 2020

schedule 14:56 - 21 Gusht, 2020

Ministri irlandez i Bujqësisë, Dara Calleary ka dhënë dorëheqjen pasi mori pjesë në një event me 80 persona, një ditë pasi qeveria njoftoi se po kufizonte organizimet në ambiente të mbyllura.

Kryeministri Taoiseach Micheal Martin tha se pjesëmarrja ishte “e gabuar nga ana e tij”.

“Njerëzit në të gjithë vendin kanë bërë sakrifica shumë të vështira, personale në jetën e tyre familjare dhe në bizneset e tyre, në përputhje me rregullat e Covid,” tha kryeministri irlandez.

Ai tha se eventi i mbajtur në një hotel në Qarkun Galway, nuk duhet të kishte ndodhur pasi qeveria njoftoi se po kufizonte organizimet.

Nga ana e tij ministri kërkoi falje, ndërsa komunikoi dorëheqjen pa bërë shume komente. Ngjarja tani është nën hetim për shkelje të mundshme të rregulloreve Covid-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!