Mori peng 34-vjeçarin në makinën e tij, arrestohet një person në Vlorë

schedule09:16 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 12 Nëntor, 2020

Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka marrë një person të identifikuar si B. R., në makinën e tij pasi një konflikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë M. D., 34 vjeç banues në Vlorë.

Tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 40-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Korçës me 20 ditë burg. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al