Deputeti gjerman Tobias Zech nga CSU ka dhënë dorëheqjen pasi ka lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
Mediat vendase bëjnë me dije se Zech e lejoi atë të takohej në shtator dhe nëntor 2016 në Berlin me Ministrin e atëhershëm Federal për Bashkëpunimin Ekonomik Gerd Müller, dhe më pas me Ministrin e Brendshëm Horst Seehofer në Mynih, si dhe politikanë të tjerë të rangut të lartë.
Deputeti nga Unioni Social Kristian (CSU), parti motër e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, për këtë mori nga OBRM-PDUKM-ja rreth 50 mijë euro. Zech në nëntor 2016 gjithashtu u shfaq në një tubim të OBRM-PDUKM-së gjatë fushatës zgjedhore.
Ndër të tjera bëhet me dije se ai mori paratë përmes ndërmarrjes “Scaliger Strategy Consulting oreku” e cila nënshkroi një marrëveshje për OR-konsultim me OBRM-PDUKM-në./abcnews.al