Vinicius Junior, sulmuesi brazilian i Real Madrid, i cili u përjashtua nga ndeshja të dielën e kaluar ndaj Valencias me karton të kuq pas disa ofendimeve raciste, nuk do të skualifikohet ndeshja e radhës.
“Duke pasur parasysh pretendimet dhe video-provat e siguruara nga Real Madrid në lidhje me përjashtimin e Vinicius në minutën e 95-të të shtesës, komisioni disiplinor ka vendosur të anulojë ndëshkimin e këtij përjashtimi dhe të autorizojë brazilianin që të rikthehet në fushë të mërkurën kundër Rayo Vallecanos në Bernabeu për ndeshjen e 36-të të La Ligës”, shkruhej në njoftimin zyrtar./h.ll/abcnews.al