Mori ftesën nga kombëtarja e Shqipërisë dhe e refuzoi, Luis Hasa synon fanellën e Italisë A

schedule14:42 - 15 Gusht, 2023

schedule 14:42 - 15 Gusht, 2023

Luis Hasa është një nga lojtarët më të talentuar të rinj nga Shqipëria, i cili atkivizohet me të rinjtë e klubit të Juventusit.

Pak ditë më parë, Allegri e grumbulloi Hasën me ekipin e parë në një ndeshje miqësore që Juventus zhvilloi kunër Atalanta.

Mesfushori 19-vjeçar ka shkëlqyer në ndeshjet e kombëtares italiane U-19 duke kontribuar me asistime dhe gola. Rritja e tij në fushën e blertë është e shpejtë, dhe duket se shumë shpejtë ai mund të jetë i grumbulluar me ekipin e parë të kombëtares së Italisë.

Shqipëria ka shfaqur interes të lartë për grumbullimin e Luis Hasës me kombëtaren kuqezi, pavarësisht se më parë mesfushori ka deklaruar se nuk ka marrë asnjëherë ftesë. Megjithatë, një dokument zyrtar i lëshuar nga Federata Shqiptare e Futbollit vërteton të kundërtën.

Në fakt, talenti shqiptar ka marrë më datë 18 maj të vitit 2022 ftesën e parë nga FSHF, ku këta të fundit i kanë kërkuar në mënyrë zyrtare klubit të Juventusit të lirojë lojtarin në fjalë për dy ndeshjet kualifikuese të U-21 që Kombëtarja e Shqipërisë do të luante ndaj Anglisë më datë 7 qershor dhe më 13 qershor kundër Kosovës.

Pavarësisht se ende Luis Hasa nuk ka pranuar të luajë për Shqipërinë, FSHF ka bërë me dije se dyert do të jenë të hapura për të gjithnjë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!