Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mori drogë: Më lodhi fushata/ Lirohet kandidati i Lapajt. U kap me kokainë

schedule18:35 - 8 Maj, 2025

schedule 18:35 - 8 Maj, 2025

Kandidati për deputet i forcës politike “Shqipëria bëhet” i Adriatik Lapajt, Ergys Isufi është lënë i lirë pasi u vu në pranga një ditë më parë për drogë. Për shkak të sasisë së vogël së kokainës që iu gjet, ai do të procedohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Sarandës.

Paraprakisht dyshohet se Isufi, i cili jeton prej vitesh në Suedi, mund të jetë përdorues, ndërsa rezulton person pa precedent penal.

Që nga dita e djeshme, kandidati i Adiratik Lapajt në listë të hapur për zgjedhjet parlamentare, nuk do të jetë më pjesë e kësaj force. drejtuesi i Nismës “Shqipëria Bëhet” njoftoi largimin e tij nga koalicioni.



Ergys Isufaj u ndalua një ditë më parë nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër nga Saranda drejt Borshit.

Gjatë ditës së djeshme u ushtruan kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk i gjetur asgjë e jashtëligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!