Tashmë gjithçka është zyrtare. Tekniku portugez, Paulo Fonseca është vendosur në krye të pankinës, së “Djajve” të Milan, me teknikun 51-vjeçar, që ka pasur italianin, Stefano Pioli dhe pritet të qëndrojë te “Kuqezinjtë”, për tre vitet e ardhshme, nëse gjithçka shkon siç duhet dhe nuk do të ketë ndonjë largim të parakohshëm.
Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për “luzitanin” Fonseca, i cili drejtoi “Verdhekuqtë” e Roma-s, përgjatë sezoneve, 2019-2021, por pa mundur do të siguronte ndonjë trofe në elitën e futbollit italian, triumf të cilin tashmë do të duhet ta arrijë me një prej klubeve më legjendarë, në Apenine.
Pas firmës, me klubin e tij të ri, portugezi, në fjalët e para si trajner i Milan, teksa theksoi se do të punojë në maksimum për të nderuar klubin dhe historinë e tij të madhe ndërsa shpreson që të shkruajë një kapitull të ri dhe të suksesshëm.
“Jam krenar që jam trajneri i ri i Milan dhe do të punoj për të nderuar këtë klub dhe historinë e tij të madhe. Së bashku ne duam të shkëlqejmë dhe të shkruajmë një kapitull të ri suksesi që shpresojmë ta festojmë me fansat tanë të mrekullueshëm. Forza Milan!”,- u shpreh strategu “luzitan”. /i.m /abcnews.al