Mori 2 mijë € për të liruar nga qelia të pandehurin, si ra në “rrjetë” prokurori i Kukësit

schedule16:51 - 30 Qershor, 2021

schedule 16:51 - 30 Qershor, 2021

“ABC” ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi me akuzën e korrupsionit.

Një burim nga grupi hetimor i tha “ABC”-së se Karriqi akuzohet se ka marrë shumën prej 2 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur, nga arrest me burg në masë më të lehtë për ta nxjerrë nga qelia.

“Gropën” drejtuesit të prokurorisë ia kanë bërë përgjimet e SPAK, që e kishin në vëzhgim pas informacioneve që kishin marrë.

Gjithashtu nga operacioni në pranga ranë edhe shoferi i prokurorit, Isuf Gega dhe dy persona të tjerë, D.D dhe E.B.

Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës.

Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!