Moreno shtrin dorën e pajtimit: U tregova egoist, jam këtu falë Enrique

schedule15:33 - 22 Janar, 2020

schedule 15:33 - 22 Janar, 2020

Robert Moreno dhe Luis Enrique kishin një raport shumë të mirë midis tyre. Fatkeqësia e trajnerit të Spanjës me vajzën e vogël e detyroi të jepte dorëheqjen dhe Federata vendosi Morenon në këtë post, zëvendësuesin e tij. Dera për Luis Enrique mbeti gjithmonë e hapur dhe ky i fundit u rikthye pasi mori veten.

Moreno ia kishte dalë të kualifikonte Spanjën në Euro 2020 dhe ëndërronte të ishte në stol në kompeticionin e madh. Rikthimin e “mjeshtrit” nuk e priti mirë dhe raporti mes palëve u prish. Sot ndihet keq dhe shpreson që të rikrijojë miqësinë që kishte, teksa analizon gjithçka në një prononcim për RAC1.

Jam shumë i trishtuar për atë që ndodhi dhe askujt nuk i pëlqen diçka e tillë. Kam mbërritur deri këtu falë Luis Enrique dhe nuk do të dalë kurrë nga goja një fjalë e keqe për të. Më trishton shumë raporti personal me të. Kam menduar ta telefonoj, por më pas jam frenuar sepse mendoj se nuk ka më vlerë.

Shpresoj që të ndërtoj sërish një marrëdhënie të mirë me të. Askush nga ne nuk donte që të ndodhtë kjo që ndodhi. Më vjen mirë që nuk kam reaguar menjëherë, sepse do të kisha gabuar, isha shumë i zemëruar. Kam një ndërgjegje të pastër për atë që kam bërë, do bëja gjithçka njësoj sërish. U tregova egoist, por e bëra për të ardhmen time“, thekson Robert Moreno. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!