Morën peng 31-vjeçarin, vihet në pranga 1 person dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

schedule11:31 - 18 Tetor, 2019

schedule 11:31 - 18 Tetor, 2019

Një 31-vjeçar u morr peng me forcë në mes të qytetit të Burrelit. Ngjarja ndodhi pas një konflikti masiv në lagjen “Pjetër Budi”. 31 vjeçarit i vunë pistoletën në kokë dhe më pas e dërguan ne shtëpinë e njërit prej pengmarrësve i cili është shpallur në kërkim.

Në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, ndërkohë që vetëm një person është arrestuar. Ka qenë e shpejte ndërhyrja e policisë e cila shkoi drejt e në bazën ku mbahej peng 31 vjeçari në fshatin Batër e Madhe.

Autorët kryesorë të ketij krimi mundën të largoheshin, dhe në pranga u vendos vetëm një 31-vjeçar. Sipas policisë, pengu dhe pengmarrësit kanë patur edhe më parë konflikt për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga policia një kallshnikov me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga autorët./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!