Morën para për operacionin e të plagosurit, gjykata lë në burg 2 mjekët e Traumës

schedule13:15 - 6 Korrik, 2021

schedule 13:15 - 6 Korrik, 2021

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e Traumës Ervin Sluaj dhe Serdi Memimi dhe infermieren nga Shkodra Diellë Mecaj  të cilët akuzohen se kanë marrë para për të operuar Elmidin Dylin , që mbeti i plagosur nga masakra e Velipojës.

Dy mjekët dhe infermierja akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë ndaj Fatbardh Dylit, babait të të plagosurit është vendosur “Detyrim paraqitje”.

Mjeku Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini ka munguar në seancë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurimi dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dylit ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Policia ka arrestuar dy mjekët kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!