Tre prej punonjësve të bluzave të bardha në Elbasan janë konfirmuar të infektuar me Covid pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pas marrjes së dozës së parë është infektuar me Covid një mjeke endokrinologe, një mjek imazhier dhe një infermiere në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa ditë kishin kaluar nga injektimi i dozës së parë. /abcnews.al

