Përhapja e variantit Delta të koronavirusit po kthehet në një shqetësim në disa rajone në Itali.
Nënkryetarja e rajonit të Lombardisë, Letizia Moratti është shprehur se aktualisht variant mbizotërues në këtë zonë është “Alpfa”, por paralajmëron se me transmetueshmërinë e lartë që ka, Delta ,mund të përhapet më shumë Brenda 2-4 javëve.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se prania e variantit Alpha është 34%, ndërsa Delta me 10 %, por nëse situata nuk do të ndryshojë atëherë mund të ketë prezencë më të lartë të rasteve të Covid me mutacionin Delta./abcnews.al/