Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se Barcelona po e tepron paksa me ofertat për Lautaro Martinezin. Italiani thekson se e ardhmja e sulmuesit varet nga ai vetë dhe Interi nuk po i bën aspak presion.
”Lautaro do të jetë ai që do të vendosë. Katalanasit po e teprojnë paksa me ofertat për të, por në fund do të jetë sulmuesi që do të vendosë pikat mbi i”, shpjegon Moratti për “Tuttosport”.
”Messi apo Ronaldo? Firma me Leon është ëndërr për çdo klub, por argjentinasi nuk lëviz nga Barcelona për asnjë arsye. Ai ende është lojtari më i mirë në botë. E kemi provuar dhe firmën me Ronaldon, por kartoni i portugezit ka qenë shumë i shtrenjtë”, tregon Massimo Moratti. /abcnews.al