Morata: Mezi presin për t’u shfryrë ndaj nesh, më erdhi topi me 2000 km/h

schedule09:56 - 20 Qershor, 2021

schedule 09:56 - 20 Qershor, 2021

Sërish barazim për Spanjën në Euro 2020. Kombëtarja iberike e mbylli në barazim 1-1 me Poloninë duelin e luajtur mbrëmjen e kaluar në Sevilla. Alvaro Morata kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por Robert Lewandowski gjeti rrjetën në fraksionin e dytë dhe i dhuroi një pikë kombëtares së tij.

Kualifikimi është komplikuar për djemtë e Luis Enrique. Situata në grupin E është dramatike dhe Spanja duhet të fitojë përballjen e fundit ndaj Sllovakisë. Morata gjeti golin e parë në Euro 2020, por rezultati final e ka trishtuar.

Nuk është gjë e mirë të dëgjojmë fjalët dhe kritikat që thuhen, këta tipa presin momentin për t’u shfryrë kundër nesh. Në kompeticione si Euro 2020, e gjithë Spanja është me kombëtaren.

E dimë që vijmë nga gjenerata gjeniale dhe të afta për të fituar gjithçka, kështu që nuk e kemi të lehtë. Përqafimi me trajnerin pas golit? E falënderova për besimin ndaj meje. Te rasti i penalltisë më erdhi topi me 2000 km/h.

Duket e thjeshtë nga jashtë, por nuk është kështu. Pak më intereson fakti që shënova gol, futbolli është lojë kolektive. Më vjen keq që nuk morëm tre pikët, por kemi edhe një finale për të luajtur. Duhet të punojmë dhe të kemi besim“, deklaroi sulmuesi i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!