Morata merr detyrën e re në Kombëtaren spanjolle, tekniku De la Fuente e cakton “bomberin” kapiten

schedule16:43 - 23 Mars, 2023

schedule 16:43 - 23 Mars, 2023

Me nisjen e eleminatoreve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermani, trajnarët kanë nisur të përgatisin skemat e duhur për të grumbulluar pikët e para në garën e kualifikimit.

Në përgatitjen e skemave një pikë e rëndësishmë është dhe përcaktimi i “kapitenit” të skuadrës, i cili ka për detyrë udhëheqjen dhe mbajtjen bashkuar të skuadrës në çfarëdolloj rezultati.

Kështu, sipas asaj çka raportojnë mediat spanjolle, tekniku i ri i Kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente ka zgjedhur një kapiten të ri për “la furia roja”-n, teksa është bazuar në vendimin e tij në bazë të numri të paraqitjeve të lojtarëve me fanellën e kuqe të “iberikëve”.

Për rrjedhojë, tekniku De la Fuente ka përzgjedhur si kapiten të ri për ndeshjet ndaj Norvegjisë më 25 mars dhe Skocisë më 28 mars, “bomberin” e Atletico Madrid, Alvaro Morata, i cili nga grupi aktual i Spanjës ka më shumë paraqitje se të tjerët, teksa ka arritur të regjistrojë plot 61 të tilla.

Pas Moratas vijnë Rodri i Manchester City me 39 paraqitje dhe Dani Carvajal i Real Madrid me 33 paraqitje. Ndërkaq, kujtojmë se para Moratas, kapitenë të “furia roja”-s kanë qenë Sergio Busquets në vitet 2021-2022, Sergio Ramos nga viti 2016-2020 dhe “gardiani” legjendar, Iker Casillas në vitet 2006-2016. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!