Morata: Golin e “kopjova” nga Chiesa! Ofendimet? E tmerrshme kur mendoj diçka

schedule21:58 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:58 - 30 Qershor, 2021

Alvaro Morata shënoi kundër Kroacisë dhe tani po mendon për çerekfinalen me Zvicrën. Sulmuesi i Spanjës ka dhënë një intervistë për “Deportes Cuatro” dhe flet për gjendjen fizike, golin e realizuar dhe ku mori shembull, si dhe për problemet që ka pasur së fundmi me tifozët.

“Jemi rikuperuar dhe gati për ndeshjen e radhës. Në fund të ndeshjeve duhet të futemi në akull, që goditjet e marra të na shqetësojnë sa më pak të jetë e mundur. Jemi me fat që kemi mjekë dhe fizioterapistë që janë gjeni. Dua ta shoh ekipin të plotë, për ta parë se ccfarë mund të bëjmë. Duhet të korrigjojmë disa gjëra”.

“Goli im? Pashë golin e Chiesa. Nuk e di pse dhe si, por e dija që mbrojtësi nuk do të vinte. Mund ta kontrolloja topin dhe të shënoja. E godita me forcë dhe jam i lumtur, por duhet të vazhdojmë përpara”, është shprehur Morata.

Në fund, në lidhje me problemet sulmuesin shton: “Kështu është futbolli, Duhet të jeni të përgatitur dhe të dini të përballoni të këqijat dhe të mirat. Edhe shokët e skuadrës e përjetuan njëlloj. Përse më kanë vërshëllyer? Unë e di arsyen dhe nuk ishte e vështirë për ta zbuluar.

Kur të mbarojë EURO 2020 do të flas. Tani nuk dua t’i kushtoj vëmendje kësaj gjeje. Kritikat ndaj gruas time dhe fëmijëve, të cilët vuajtën më shumë, nuk ishin të këndshme. Kam marrë gjithashtu shumë dashuri, por e keqja tërheq gjithmonë më shumë vëmendje se e mira.

Qartësisht gjëja më e mirë është që mos t’i kushtoj rëndësi gjërave të këqija në rrjetet sociale, por unë e kam arritur limitin. Është e tmerrshme të dish që ata që kanë fyer fëmijët e mi mund të kenë edhe vetë fëmijë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!