Morata është bërë objektivi numër 1 i Milanit

schedule16:46 - 25 Mars, 2023

schedule 16:46 - 25 Mars, 2023

Kontrata e Alvaro Moratas me Atleticon skadon në vitin 2024 dhe kjo ka shkaktuar alarm në Milano, me “Gazzetta dello Sport” që zbulon se sulmuesi spanjoll është objektivi numër 1 i kuqezinjve për të forcuar vijën e sulmit.

Pas ardhjes së Memphis Depay, ka shumë mundësi që ai të largohet nga Madridi.

Rossonerët janë të dëshpëruar për një lojtar që të plotësojë Giroud-in në vijën e tyre të sulmit, pasi Origi ka dështuar.

I njëjti medium madje thekson se në rast se marrëveshja do të bëhet, ajo do të kryhet brenda një kuadri normal financiar nga 15 deri në 20 milionë euro. /G.D abcnews.al/