Morali apo ligji, kujt duhet t’ja japë Meta mandatin për qeverinë? Debat juristësh në “Log.”

schedule22:58 - 1 Mars, 2021

schedule 22:58 - 1 Mars, 2021

Marrëveshja e firmosur sot mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit por që nuk do të protokollohet në KQZ, pasi të dy do të dalin me lista të veçanta kandidatësh ka paralajmëruar ngërçin e ri paszgjedhor, se kujt do t’ja japë Presidenti mandatin për formimin e qeverisë?

Rastet hipotetike janë gjithmonë nëse asnjë nga forcat nuk siguron shumicën e vetme.

Pyetja që shtrohet është nëse Ilir Meta do të mandatojë forcën e parë politike që del nga zgjedhjet apo do të njohë koalicionin që nuk është protokolluar në KQZ. Kushtetuta e ka dhënë fjalën e saj (lexo këtu), por juristët kanë interpretime të ndryshe.

Eno Bushi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC të drejtuar nga Endri Xhafo se mandatin e merr partia ose koalicioni (i regjistruar në KQZ) që merr më shumë mandate duke e cilësuar paktin e sotëm Basha-Kryemadhi si marrëveshje morale jo ligjore.

Përbërja përcaktohet në bazë të rezultatit nga partitë. PS garon në vete, PD me koalicionin dhe LSI në vete. Propozon e para ajo parti që ka marrë shumicën e mandateve në Kuvend, nuk po themi për të krijuar qeverisjen, ku subjekt propozon i pari dhe nëse në Kuvend nuk votohet nuk merr numrin e duhur…Ky është debat i ezauruar”.

Për Ledion Brahon këtë çështje e parashikoi Komisioni i Venecias dhe se nëse ka ngërç vetëm Gjykata Kushtetuese i jep zgjidhje. Braho tha se koalicioni PD-LSI pavarësisht se nuk u protokollua në KQZ është një vullnet kundër PS-së dhe Presidenti duhet ta respektojë.

Komisioni i Venecias kur presidenti iu drejtua për ndryshimet e kodit zgjedhor në paragrafin 25 e kishte ngritur këtë problematike duke këshilluar partitë të ulen të zgjidhin këtë problematikë. Komisioni thotë se neni 96 nuk përputhet me ndryshimet në Kushtetutë dhe nuk ka më kuptim.

Por në opinionin përfundimtar të Venecias ky paragraf nuk ekzsiton më, është vetëm një fjali që nuk ka lidhje me këtë çështje, pasi duket se nuk ka dashur të hyjë më tej, pasi do të hasë konfliktit. Do të jetë gjykata Kushtetuese që në një rast hipotetik ti japë zgjidhje konflikt. Ajo që bëri PD-LSI është një vullnet kundër PS-së, do interpretuar në një frymë tjetër. Koalicioni është vullnet, dhe ky vullnet duhet të respektohet nga Presidenti”.

Në të njëjtin mendim është edhe Agron Gjekmarkaj, kur deklaroi se edhe pse nuk është regjistruar në KQZ, Presidenti duhet të njohë paktin Basha-Kryemadhi që u bë sot dhe nëse siguron votat duhet t’i japë mandatin.

Analisti Mentor Nazarko tha se Presidenti është i vendosur për të krijuar problem. ”Pakti Basha-Kryemadhi, ka vlerë ligjore? Në fillim i besohet partisë që ka shumicën e vendeve. Me këtë premisë që opozita të paraqitet edhe si “de jure” para presidentit kjo është e qartë, por në skenarin më të drejtë duhet të ishte që i ofrohet partisë së parë, nëse nuk e krijon, koalicionit tjetër, qoftë edhe nëse krijohet në atë moment. Presidenti është i vendosur për të krijuar problem” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!