PS apo PD-LSI, kujt do t’ja japë mandatin për qeverinë e re? Meta në ABC: Përgjigja, shumë e qartë

schedule21:09 - 1 Prill, 2021

schedule 21:09 - 1 Prill, 2021

Ende pa u votuar dhe pa dalë rezultati i zgjedhjeve kanë filluar skenarët për atë që mund të ndodhë pas 25 prillit në Shqipëri, ngërçin e radhës. PD-LSI nuk janë në një koalicion të ligjëruar, por vetëm moralisht. Pyetja që është shtruar në javët e fundit lidhet me faktin se kujt do t’ja japë Presidenti Ilir Meta mandatin për të formuar qeverinë nëse PS del forcë e parë pa shumicën e nevojshme për të drejtuar vendin, por numrin magjik të 71 deputetëve e ka opozita PD-LSI?

Interpretimet nga konstitucionalistët kanë qenë të shumta, por vetë Ilir Meta çfarë thotë? I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC përballë gazetarit Endri Xhafo, kreu i shtetit u shpreh se kësaj cështje ende nuk i ka ardhur radha dhe se nuk mund të përgjigjet tani pasi paragjykon fituesin, pasi në garë janë 12 forca politike.

Përgjigja është shumë e qartë, për mua nuk është aspak e rëndësishme kush do të fitojë zgjedhjet, por për mua është shumë e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje jo vetëm e legjitimitetit të institucionale sipas standardeve të Shijakut dhe Dibrës, pra procesi zgjedhor është gjëja më e rëndësishme dhe së dyti nuk mund ti përgjigjem pyetjes jo për qartësinë kushtetuese se nuk i ka ardhur radha kësaj cështje, pasi për arsye se në këto zgjedhje nuk garojë dy apo tre parti, por të paktën 12 përveç të pavarurve dhe ka edhe forca të reja dhe nuk ka arsye që të paragjykojmë fituesit e zgjedhjeve se për ndryshe cila është arsyeja që bëjmë zgjedhje? Ligje anti-kushtetuese ata kanë bërë dhe të bëjnë sa të duan, qëndrimet e mia kanë interes vetëm të rikthejnë legjitimitetin e institucioneve në vend” tha Ilir Meta./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!