Monza po bën një kampionat shumë të mirë në Serie B dhe për momentin renditjet në vend të dytë, çka përkthehet ngjitje në elitën e futbollit italian.
Dyshja Berlusconi-Galliani kanë afruar emra si Kevin Prince Boateng dhe Mario Balotelli, teksa së fundi ka dalë në skemë Franck Ribery.
Francezi do të ishte një goditje e madhe për Monzan, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse sigurohet kalimi në Serie A.
“Historia e interesimit për Ribery buron nga një miqësi e madhe mes tij dhe Boateng. Nëse ia dalim të ngjitemi në Serie A, atëherë do të mendojmë seriozisht për të afruar Ribery në skuadër.
Monza është e detyruar të bëjë këto lloj goditjesh në merkato“, deklaron Adriano Galliani, administratori i deleguar i klubit italian. /abcnews.al

